Ja kur pritet të rikthehet boksi britanik

0
Gjigandi

Britania e Madhe është e gatshme ta sfidojë koronavirusin në secilën sferë.

Pasojat e pandemisë Covid-19 pritet të jenë të mëdha, por kjo duket se nuk do ta pengojë sportin në Britaninë e Madhe për të kryer punën e tij.

Boksi britanik pritet të rikthehet gjatë kësaj vere, por thuhet se do të marrë kohë për t’iu kthyer normalitetit, pas kësaj kohe në karantinë.

Raportime të medieve britanike bëjnë të ditur se boksi pritet të rikthehet, sapo NHS të shpall fitoren.

Borbi i Boksit Britanik ka anuluar të gjitha evenimentet deri në qershor së paku, por kjo pritet të jetë masa e vetme e vendosur.

RonaTyra

Promotorët e boksit si Eddie Hearn e Frank Warren janë duke kërkuar për zgjidhje të mundshme, si për shembull, të zhvillohen duelet pa tifozë, në vendet ku tashmë ligjet për karantinim janë reduktuar.

Kështu, shpresat janë të mëdha që boksi britanik do të rikthehet gjatë kësaj vere.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu