Si gjithmonë çuditë Mourinho

0
Gjigandi

Nuk është Cristiano Ronaldo e as Leo Messi futbollisti më i mirë për Jose Mourinho.

Në një intervistë për “LiveScore”, trajneri i Tottenham është pyetur se kush është për të futbollisti më i mirë që ka parë. Mou shprehu admirimin e tij për të dy lojtarët por për të futbollisti më i mirë është dikush tjetër.

“Ronaldo, fenomeni. Cristiano dhe Leo Messi kanë pasur një karrierë më të gjatë, kanë qëndruar në maj për 15 vite por kur flasim për talent askush nuk e kalon brazilianin.

Kur isha tek Barcelona me Bobby Robson u binda se ai ishte futbollisti më i mirë që kisha parë ndonjëherë në fushë. Dëmtimet e shpeshta vranë karrierën e tij e cila mund të ishte edhe më e famshme. Talenti që kishte ai 19-vjeçar ishte diçka e jashtëzakonshme”, ka thënë Mourinho.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu