Roberto Carlos: Isha shumë pranë transferimit tek Chelsea në vitin 2007

0
Gjigandi

Legjenda braziliane, Roberto Carlos ka thënë se gjithçka ishte dakord për një transferim të tij në Chelsea në vitin 2007 – por klauzola e tij shkatërroi marrëveshjen.

Carlos ka theksuar se ishte pranë kalimit te Chelsea pas 11 vitesh tek Real Madridi, por në fund gjithçka dështoi, përcjell GazetaBlic.

“Gjithçka ishte dakord me Chelsea, por ekzistonte një klauzolë në kontratën e re që ata vërtet donin – por unë nuk e bëra atë,” i tha ai FFT.

“Kjo është arsyeja e vetme që unë nuk luajta në Angli. Më duhej të luaja një numër të caktuar ndeshjesh me radhë për të rinovuar kontratën time më vonë – normalisht ishte midis 12 dhe 15 ndeshjeve, por pasi nuk isha më i ri, unë u shqetësova për lëndimet. Unë isha krenar për interesin e Chelsea, megjithatë. Kam pasur një takim me Roman Abramovich dhe kemi pasur një bisedë të vërtetë dhe të sinqertë”, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu