Ka potencial për të arritur shumë në rrafshin ndërkombëtar. Është gjilanasja, karateistja e mirënjohur Fortesa Orana, reprezentuese e Kosovës, e cila synon që një ditë të fitojë medalje evropiane e botërore.
E veçantë është, se kur dalin në foto bijë e nënë, pak dallojnë, sikur të janë moshatare. Lirie Orana e mbështetë fortë vajzën e saj në sport.
Ajo fuqishëm e mbështetë, me bindje të fortë se një ditë Fortesa do të arrijë në piedestalin më të lartë evropian e botëror.
Fortesa me nënën e saj, Lirie Orana
Fortesa është e lumtur që ka mbështetjen e prindërve dhe kjo e motivon edhe më shumë.
Fortesa garon në kategorinë +68 kg dhe pretendon që të jetë në formë për secilën garë në rrafshin ndërkombëtar.
E para, lutet që pandemia të merr fund dhe të kthehet jeta normale, po ashtu edhe garat të zhvillohen ashtu si duhet.