Ivan Rakitic është shprehur shumë i lumtur me situatën e tij te Barcelona.
Mesfushori kroat, Rakitic, lidhet tash e një kohë me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.
Lojtari ka folur së fundmi lidhur me të ardhmen e tij. Ai ka ripërsëritur dëshirën e tij për t’i shkuar deri në fund kontratës së tij aktuale, duke thënë se është i lumtur aktualisht.
“Unë kam akoma kontratë. Kur nënshkruaj kontratë, unë gjithmonë synoj që t’i shkoj deri në fund, dhe nëse kjo nuk mund të ndodhë për ndonjë arsye, atëherë ulem dhe bisedojmë së bashku për të”, ka thënë Rakitic.
“Por, për momentin, unë jam shumë i lumtur. Unë jam duke menduar për gjëra të tjera”, ka thënë tutje kroati, i pyetur për të ardhmen e tij.
Kontrata aktuale e mesfushorit të Barcelonës skadon në qershor të vitit 2021.