Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka shkruar pas rastit të parë me Covid-19 në Superligën e Kosovës.
Munishi gjatë tërë kohës ka qenë kundër rikthimit të aktiviteve sportive, ndërsa ditë më parë kërkesat e tij u hodhën poshtë – kur FFK njoftoi se 2 qershor rikthehet Kupa e me 7 qershor kampionati.
Megjithatë, gjërat kanë marrë kahje tjetër, pasi sulmuesi 34 vjeçar i Dritës, Izair Emini ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Munishi ka komentuar këtë rast, duke theksuar se “amaterat” po rrezikojnë jetën e njerëzve, ndërsa në fund i ka uruar shërim të shpejtë lojtarit të Dritës.
“Amatera folni tash. Rrezikoni jetën e njerëzve për interesa personale. Shërim të shpejtë Izair Emini nga Covid 19”, ka shkruar ai.