Unitedi fiton ndaj Crystal Palace dhe vazhdon garën për top-katërshe

0
Gjigandi

Me dy gola të shënuar si mysafir, Manchester Unitedi e ka mposhtur skuadrën e Crystal Palace (2-0) duke vazhduar garën për katër pozitat e para në tabelë.

Rezultati u zhbllokua në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+1), kur Marcus Rashford bëri lëvizje të mira në zonë për të shënuar.

Vendasit ia dolën të shënonin në pjesën e dytë, mirëpo goli u anulua pasi Jordan Ayew ndodhej në pozitë jashtë loje.

Rashford tregoi vizionin e tij edhe në ndërtimin e golit të dytë, të cilin e realizoi Anthony Martial (78’).

Me këtë fitore, Manchester Unitedi barazohet me pikë me Leicester Cityn (nga 62 pikë) në garën për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu