Ish-futbollisti italian, Fabio Kanavaro e ka quajtur bastard me shaka Andrea Pirlon, duke shpjeguar që në të vërtetë nuk është aq i qetë sa të jep përshtypjen karakteri i tij publik.
Pavarësisht se kanë luajtur të 2 me Juventusin dhe Interin në të kaluarën e tyre, asnjëherë nuk kanë qenë së bashku në një ekip, përveçse në Përfaqësuesen e Italisë ku dhe kanë ndihmuar njëri-tjetrin dhe skuadrën për të ngritur trofeun e Kupës së Botës 2006.
“Ai është një bastard. Më lejohet ta them këtë gjë.
Andrea është tepër i mprehtë dhe gallatë. Di të tregojë shumë shaka dhe nuk është aq i qetë sa ç’duket. Ai është një shok shumë i mirë,” u shpreh Kanavaro.