Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, është përmirësuar pas operacionit për të lehtësuar presionin në tru, të shkaktuar nga dëmtimet e fundit, deklaroi fondacioni i tij.
Operacioni i Carter, 95 vjeç, i cili u lëndua nga rrëzimet, shkoi mirë dhe nuk pati komplikime të raportuara.
“Ai do të qëndrojë në spital për aq kohë sa këshillohet për vëzhgim”, theksoi fondacioni me qendër në Atlanta.
Ish-presidenti u pranua në spitalin universitar “Emory”, në Atlanta. Gruaja e tij, Rosalynn, është pranë tij.
Carter, i cili ishte president nga viti 1977 deri në 1981, gjithashtu i ka mbijetuar kancerit, pasi është trajtuar me sukses kundër kancerit në tru, të diagnostikuar në vitin 2015.