Një ish-lojtar i Ganës, i quajtur Majkëll Boi Marakuej, pretendon se është babai i sulmuesit të Mançester Junajtidit, Markus Rashford.
65- vjeçari tha gjatë një bisede me radion ganeze “Star Sports”, se ai është babai biologjik i talentit 22-vjeçar të kombëtares angleze. Rashford ka lidhur në Mançester.
Nëna e tij Melani Rashford është angleze, ndërsa babai Xhozef Rashford është me origjinë nga Xhamajka.
Por, tani Majkëll Boi Marakuej pretendon se është ai babai i talentit të “Djajve”. I pyetur përse e pranoi tani diçka të tillë, ai tha se donte të korrigjonte të pavërtetën dhe se Markus ka origjinë ganeze. “Nuk dua të përfitoj asgjë prej tim biri”, nënvizoi ai.