Trajneri Antonio Conte do që të rrëmbejë në merkato Edinson Cavanin. Sulmuesi uruguian la përgjysmën bisedimet me Atletico Madridin, pasi në horizont u shfaq skuadra italiane dhe me një kontratë afatgjatë.
Gazzetta dello Sport shkruan se zikaltrit janë gati t’i ofrojnë një kontratë 3-vjeçare futbollistit 33-vjeçar. Një tundim i madh për “El Matador” që mund ta shohë veten deri në moshën 36-vjeçare duke luajtur në San Siro.
Zikaltrit janë të bindur nga aftësitë e tij dhe e mendojnë zëvendësuesin ideal të Lautaro Martinezit nëse ky i fundit largohet. Cavani e njeh Serie A sepse ka luajtur më herët dhe me Napolin, prandaj nuk do ta ketë të vështirë përshtatjen.