“Kemi humbur 100 milionë, por dëmin më të madh e ka pësuar PSG”

0
Gjigandi

Mbyllja e parakohshmë e Ligue 1 për shkak të emergjencës coronavirus vazhdon të shkaktojë debate në Francë. Një nga më kritikët për vendimin e marrë është presidenti i Lyon, Jean Michel Aulas.

Numri një i klubit framcez kishte dalë kundër vendimit në javët e kaluara dhe është kthyer në sulm me deklaratat e bëra për Le Parisien:

“Po bëj një fushatë në favor të PSG, Lyon, Lille dhe Saint-Etienne, anë të drejtën të luajnë ndeshje miqësore. PSG jep një kontribut të madh për futbollin francez në mënyrë që  të zhvillohet”, ka thënë Aulas.

“Është viktima më e madhe, me ne, e asaj që ka ndodhur: ne kemi humbur pothuajse 100 milionë euro të ardhura. Kam frikë se, për PSG, dëmi ka qenë dyfish”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu