Inter është gati të bëjë një ofertë për sulmuesin e Manchester City-t, Sergio Aguero.
Eksperti italian i merkatos, Alfredo Pedulla, ka shkruar se zikaltrit do të kërkojnë ta zëvendësojne Lautaro Martinez me Aguero-n.
Martinez pritet të transferohet te Barcelona këtë verë pas një sezoni të hskëlqyer nën drejtimin e Antonio Conte-s.
Pedulla ka bërë të ditur se Inter do të kërkojë ta zëvendësojë 22-vjeçarin me yllin e Pep Guardiola-s.
Kontrata e Aguero-s skadon në vitin 2021 dhe ai ka bërë të ditur se ka dëshirë ta mbyllë karrierën e tij në Argjentinë.