Inter po shpreh interesim për një transferim nga Bundesliga.
Skuadra italiane, Inter, janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, dhe duket se një të duhur kanë identifikuar në Bundesliga.
‘Tuttomercatoëeb’ raporton se ‘Nerazzurri’ shohin anëtarin e Freiburg, Robin Koch, si njeriun e duhur për mbrojtjen.
Gjermani do të mbush 24 vite në korrik dhe pritet të jetë në dispozicion për një çmim të volitshëm, pasi kontrata e tij vlen vetëm deri në qershor të vitit 2021.
Koch tashmë ka paraqitje edhe me kombëtaren e Gjermanisë, me dy ndeshje të regjistruara.
Të interesuara për lojtarin janë edhe skuadrat e Benfica dhe Napoli.