Infektohet me Covid-19 një mjek te pediatria

0
Gjigandi

Një mjek te spitali i pediatrisë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mësohet se mjeku është izoluar në shtëpi.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 78 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 2,192 numrin total të të infektuarve.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.

Numri i viktimave nga koronavirusi në vend mbetet në 48.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu