Incidenti Berisha-Alibeaj në Kuvend, ambasadorja amerikane: Ditët e rrahjeve apo shtyrjeve nga po…

0
Incidenti Berisha-Alibeaj në Kuvend, ambasadorja amerikane: Ditët e rrahjeve apo shtyrjeve nga po…
Gjigandi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar në Twitter pas një ngjarjeje të pazakontë që ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Kujtojmë se gjatë seancës së Kuvendit të mbajtur sot, ish-kryeministri Sali Berisha ka larguar nga foltorja kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Ekelejd Alibeajn, për të marrë fjalën pa radhë.

“Ditët e pushtimit të ndërtesave, rrahjeve apo shtyrjeve të të tjerëve nga podiumet, duke kërcënuar ata që me të drejtë thonë “Jo!”, duke akuzuar të tjerët për veprat e këqija që bën vetë, duke shtrembëruar ligjin, janë ditë që i takojnë të kaluarës, që nuk duhet të përsëritet”, ka shkruar Yuri Kim në Twitter.

Berisha ka tentuar të flasë jashtë radhe në foltoren e Kuvendit pasi Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij e quajti Berishën “të vdekur”.

Pasi shtyu Albieajn, Berisha e mori mikrofonin por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk e lejoi të fliste, duke i dhënë më pas edhe masë disiplinore Berishës për aktin.

RonaTyra

Rama tha në fjalën e tij më herët se nuk do të bashkëpunojë me PD-në “nëse në krye është Berisha”. Kjo ka shkaktuar edhe reagimin e Berishës.

/abc24.al/

The days of storming buildings, beating or shoving others off podiums, threatening those who rightly say “no!”, accusing others of the misdeeds one has committed, perverting the rule of law, counting on impunity – those days belong to a past that should not be repeated. 🇺🇸🇦🇱🗽

– Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 21, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu