Milani rigjen Zlatan Ibrahimovicin. Gjiganti suedez zbarkoi në Malpensa rreth orës 19:35 dhe u nis menjëherë për në qendrën sportive të kuqezinjve, ku do të karantinohet për katërmbëdhjetë ditët e parashikuara nga protokollet.
Ibra do të akomodohet direkt në Milanello dhe prandaj menjëherë mund të fillojë stërvitjen, fillimisht individualisht. Një masë që do ta lejojë atë të qëndrojë në formë pas punës së tij në Suedi me Hammarbyn, ekipin që aika në pronësi.
E ardhmja e afërt e Ibras është pra e sigurt: nuk ka dyshim për gatishmërinë e tij për të respektuar marrëveshjen me Milanin dhe për t’i dhënë fund sezonit me kuqezinjtë.
Hipotezat mbi atë që do të vijë më pas janë të ndryshme dhe më pak të qarta. Dyshimet gjithashtu nxiten nga thashethemet që vijnë nga Suedia. Por të flasësh për të ardhmen, është për momentin e parakohshme. Ibra është rikthyer dhe lajm kryesor për momenti është ky. E ardhmja mund të rezervojë surpriza.