Lori: Ramazani i parë që po e kaloj me shumë qetësi

0
Gjigandi

Këngëtarja Loreta Kaçka e njohur për publikun si Lori thotë se qëndrimi në karantinë këtë vit ka pasur edhe efektet pozitive.

Lori në një intervistë për “Reload” në RTV Dukagjini thotë se qëndrimi e izoluar ka ndikuar që ajo këtë vit ta pret Ramazanin më mirë se vitet tjera.

“Është Ramazani i parë që po e kaloj me shumë qetësi. Kam përgatitur Iftarin dhe Syfyrin me kohë dhe kam ngrënë të gjitha me shumë rregull”, tha ajo.

Këngëtarja thotë se edhe me familjen ka pasur shumë më tepër telefonata se herëve tjera.

Ajo thotë se për shkak të angazhimeve më parë edhe ditëlindjet miqve harronte t’ua uronte.

RonaTyra

Lori thotë se është edhe në përgatitje të projektit më të ri që lidhet me një kolazh të këngëve popullore.

“Projekti do të lansohet së pari në Youtube por edhe nëse kemi fat nëpër diskoteka në vendet e Evropës ku operon kompania që më ka ofruar bashkëpunimin “Jona Event”, tha ndër të tjera Loreta Kaçka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu