Ibrahimi: Pengu kur u largova në verë ishte që nuk luajta…

0
Gjigandi

Pas 6 viteve te Partizani, Labinot Ibrahimi në merkaton e verës ndryshoi skuadër, duke kaluar në kampionatin kosovar, ku u bashkua me Prishtinën.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, mbrojtësi i djathtë është shprehur se dita kur fitoi titullin me Partizanin është më e bukura në jetën e tij. Gjithashtu futbollisti u shpreh se pengu i vetëm nga largimi ishte që nuk kishte mundësinë të luante në Superukpë me Partizanin, duke thënë se gjërat ndodhën shumë shpejt.

“Më 18 maj ne do na japin edhe një përgjigje se çfarë do të ndodhë me kampionatin, nëse do luhet apo do anulohet.

Te Partizani kalova 6 vite shumë të bukura, familja e kuqe është e veçantë, por tani jam ambientuar edhe te Prishtina.

12 maji, titulli i Partizanit? Kjo është data më e bukur për të gjithë njerëzit te Partizani. Të shpallesh kampion pas 26 viteve është shumë e bukur. Për mua ajo do jetë data më e bukur e jetës sime. Të them drejtën ndjej keqardhje që e shikoj Partizanin në këtë gjendje.

RonaTyra

Ofertë nga rivalët e Partizanit? Për momentin jam i fokusuar te Prishtina. Në jemi profesionistë dhe futbollit nuk i dihet. Nëse i plotësojnë kushtet, pse jo?!

Largimi nga Partizani? Pengu i vetëm ishte që të luaja atë ndeshjen e Kupës, por u vendos shpejt e shpejt dhe nuk mund të bëja diçka tjetër pastaj.

Rikthim te Partizani? Do respektoj kontratën me Prishtinën, më pas do flas me drejtuesit e Prishtinës, nëse më jepet mundësia te rikthehem tek të kuqtë do pranoja. Kjo është në dorën e drejtuesve nuk është në dorën time.

Ne i kemi marrë të gjitha masat dhe jemi stërvitur në distancë. Unë gjithmonë kam luftuar për titull. Prishtina lufton për dy frontet. Prishtina është gjithmonë gati dhe pritet rinisja e kampionatit.”, u shpreh Ibrahimi për “Supersport”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu