Ata që e kanë pasur fatin të luajnë në fanellën e gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina, at atmosferë brilante nuk do të harrojnë kurrë.
Atmosfera në stadiumin e Prishtinës në vitet e 80-ta ishte sikur në stadiumet e njohura braziliane.
Ish mbrojtësi i shquar nga Tuzlla, Rifat Mehinoviqi, që nga Slloboda kishte ardhur në Prishtinë (garantë në ligën e parë ish jugosllave), nuk do të harrojë kurrë Prishtinën, edhe sot i qan zemra për Prishtinë dhe Kosovë, për atmosferën, kolektivin e jashtëzakonshëm dhe aq me tepër që ishin një brez i jashtëzakonshëm.
Dëshmia më e mirë është që ai mbanë shumë foto të asaj kohe të KF Prishtinës së artë, njërën prej tyre do ta publikojmë, përbërjen e vitit 1985.
Kjo është, në këmbë Fadil Vokrri, Neshet Zhaveli, Rifat Mehinoviqi, Skënder Shengyli, Faton Domi, Agim Cana. Ulur Xhevdet Muriqi, Sahit Kelmendi, Rafet Prekazi, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviqi.