I prekur me Covid, humb jetën shoferi i urgjencës kombëtare

0
Gjigandi

Punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu ka ndërruar jetë.

Shoferi i Urgjencës mësohet se ka ndërruar jetë dje pasdite pasi doli nga banesa, pasi ka pësuar atak në zemër, ndërkohë që ishte infektuar edhe me COVID-19.

Lajmi e hidhur e ka bërë me dije edhe QKUM, që shkruan se Arturi u nda nga jeta në mënyrë të papritur, ndërkohë që i shprehet mirënjohja për kontributin në shërbimin e urgjencës paraspitalore të Tiranës.

Reagimi i Qendres se Urgjences Kombetare:

RonaTyra

QKUM shpreh ngushellime familjes dhe te afermeve.

Artur Ndreu, i palodhur dhe kudo ndodhur! Arturi dhenes i ndihmes se pare, shofer ambulance dhe njeri i dedikuar ne sherbimin e urgjences paraspitalore te Tiranes.

Fatkeqesisht u nda nga jeta ne menyre te pa pritur. Do t’i mungosh familjes, pacienteve, kolegeve, urgjences, miqve dhe shokve.

Lamtumire Artur, te qofte dheu i lehte!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu