Ditën e enjte do të mbizotërojë mot i kthjellët.
Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në orët e mesditës të cilat në juglindje do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave të karakterit lokal.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Me konkretisht temperaturat parashikohen:
zonat malore 18°C deri në 34°C
zonat e ulëta 19°C deri në 38°C
zonat bregdetare 20°C deri në 35°C