Nis turizmi në Greqi/ Në një ditë 235 fluturime ndërkombëtare

0
Gjigandi

235 fluturime ndërkombëtare, prej te cilave 100 vetëm ne 14 aeroportet periferike te saj pret Greqia ne ditën e parë te hapjes se 41 pikave kufitare ajrore, tokësore dhe detare në kuader te lehtësimit te masave ndaj pandemisë se koronavirusit.

Megjithëse janë përjashtuar turistët nga Britania dhe Suedia, si dhe ata nga vendet fqinje si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Turqia, sipas listës qe ka aprovuar Brukseli, lejohen prej fillimit te këtij muaji edhe turistë nga 14 vende jashtë BE.
“Do të jetë një sezon shumë i vështirë turistik, por do te bejme maksimumin që mundemi,” – u ka thënë ministrave te qeverisë se tij kryeministri Mitsotakis ne një telekonferencë te kabinetit.
“Jemi optimistë. Me hapjen e fluturimeve ne presim njerëz nga kudo. Kjo është ajo që dëgjojmë, sipas statistikave. Tani e tutje do të bëjmë çmos”, shprehet Amelia Vlachou, punonjëse e dyqaneve të argjendarisë.
“Eshtë një përvojë unike që me siguri do ta shohim ishullin ashtu siç e kanë pare shumë pak njerëz. Deri më tani kudo që shkojmë, është ndoshta e vështirë për vendasit që punojnë në turizëm, por për ne është thjesht bukur”, ka thënë një turist bullgar.
Greqia, e cila ka një numër relativisht të ulët të vdekjeve nga koronavirusi, nën shifrën 200, ka filluar një fushatë promovuese për të ringjallur turizmin – i cili përbën një të katërtën e prodhimit te pergjithshem bruto te vendit dhe shpreson të qetësojë si turistët ashtu edhe grekët që kanë frikë nga një rritje e rasteve me hapjen e kufijve .
Ministri i Turizmit, Harris Theoharris ka nënshkruar orët e fundit një marrëveshje me gjigantin turistik gjerman TUI, qe synon të sjellë 50% të afro tre milion turistëve që kjo kompani solli ne Greqi në vitin 2019.
Si ne aeroporte ashtu edhe ne porte apo pikat e kufijve tokësore zbatohen me rreptësi protokollet përkatëse,ndërsa edhe një herë ne pikën kufitare me Bullgarinë, Promahona janë regjistruar radhë kilometrike te vizitorëve, kryesisht nga Serbia.
Turistët duhet qe 48 orë para udhëtimit te plotësojnë një formular përkates me detaje personale si vendi i origjinës dhe ku kane qene ne 15 ditët e fundit, ndërsa me pas pajisjen me një bar-code. Ata qe do te testohen do te duhet te izolohen për disa orë ne destinacionin ku do te shkojnë derisa te lajmërohen për rezultatin e testit.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu