I njohur si Hulk-u i Kosovës, me një letër prekëse: Ma vranë në lule të rinisë…

0
Gjigandi

I njohur si i forti apo Hulk-u i Kosovës, Bujar Muli, që merret me sporte ekstreme, me ngritjen e peshave të rënda apo me ndaljen e veturës me dy duart pavarësisht se sa i jep gaz, emocionon me një postim të tij.

Ai kujton shokun e bankës së klasës, që u vra nga pushtuesi serb në vitin 1999.

“Ky është shoku im i bankës Burim Muli!

Nga klasa e 1 deri në klasën 5 kemi qenë shok të pandashëm.

RonaTyra

Herën e fundit që kemi qen bashkë unë dhe Burimi ka qenë në mars te vitit 99 ne shtëpinë e tij.
Aty kemi luajt, kemi bisedu diku rreth 3 orë dhe në fund jemi përshëndetur duke mos e ditë se ajo është një përshëndetje lamtumirëse.

Nga ajo dit unë kurër s’kam muajt ta takoj më shokun tim te bankës sepse dora gjakatare serbe Burimin e vranë në lule të rinisë 18.04.1999.

Zoti na bashkoftë në Xhenet shoku im i bankës, ndërsa ata kriminelë që të privuan nga jeta Zoti i shkatërroftë.
Gjithmonë në zemrat tona Do të jesh shoku, kushëriri im, Burim Muli”, ka shkruar Muli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu