Humbja e shijes ndodh te pothuajse gjysma e personave të prekur COVID-19

0
Gjigandi

Nga 817 personat e infektuar me COVID-19, të cilët u përfshinë në studim, 49.8 për qind e tyre ndjenin ndryshimet kur ishte fjala për shijen.

Pothuajse gjysma e të infektuarve me COVID-19 kanë një ndryshim në sensin e tyre të shijes, sipas një studimi të botuar në revistën Gastroenterology.

Hulumtimi erdhi me të dhëna që mund të jenë të dobishme për klinikët në trajtimin e pacientëve te të cilët COVID-19 mund të jetë fatal, shkruan e përditshmja britanike Deccan Herald.

“Kjo simptomë nuk është vërejtur në studimet e mëparshme, me siguri sepse simptoma të tjera të tilla si kollë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje ishin shumë më të theksuara,” tha Muhamed Aziz nga Universiteti Amerikan i Toledo.

Ekipi i hulumtimit analizoi të dhëna nga pesë studime të botuara më parë, të cilat u kryen nga janari deri në fund të marsit të këtij viti.

RonaTyra

Nga 817 personat e infektuar me COVID-19, të cilët u përfshinë në studim, 49.8 për qind e tyre ndjenin ndryshimet kur ishte fjala për ndryshimin e shijes.

Ekspertët supozojnë se kjo përqindje mund të ishte edhe më e lartë pasi disa hulumtime u bazuan në të dhëna nga pacientë, të cilët nuk vunë re çdo simptomë të virusit.

Dyshohet se ndryshime në këtë sens ndodhin te njerëzit që kanë simptoma më të buta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu