Humbi jeten ne aksident, percillet per ne banesen e fundit vellai i deputetes socialiste – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Përcillet për në banesën e fundit Elton Macolli, vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti.   Miqtë, familjarët dhe të afërmit i dhanë sot lamtumirën e fundit 37-vjeçarit që punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.   Ai humbi jetën në një aksident pasditen e djeshme në tunelin e aksit Tiranë-Elbasan, pasi makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion.     Shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i makinës tip ‘Seat’ ku udhëtonte vëllai i deputetes dhe për pasojë Macolli është përplasur me kamionin. Makina e Elton Macollit ishte e modifikuar nga benzinë në impiant gazi, e për pasojë ka shpërthyer në flakë, pa asnjë mundësi shpëtimi. Identifikimi ishte i vështirë për shkak të dëmtimeve të mëdha që ai kishte marrë nga goditje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu