“Humbëm nga Reali n’finale sepse ishim të rraskapitur, nuk u përleshem”

0
Gjigandi

Giorgio Chiellini ka mohuar një përleshje mes futbollistëve në humbjen 4-1 të Juventusit ndaj Real Madrid në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2017.

Juve po barazonte 1-1 me Madridin 1-1 në Finalen e Ligës së Kampionëve, por pranuan tre gola në pjesën e dytë, spekulimet ishin se ndodhi diçka në dhomën e zhveshjes gjë që ndikoi në paraqitjen e lojtarëve të “Zonjës së Vjetër”.

Sidoqoftë, mbrojtësi, në një fragment tjetër nga autobiografia e tij e re, ‘Io, Giorgio’, konfirmoi që shokët e tij të skuadrës ishin vetëm ‘të lodhur’.

“Është folur shumë për ndeshjen në Cardiff, për humbjen e famshme në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit”, shkroi 35-vjeçari.

“Epo, asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur. Ne ishim vetëm të lodhur. Asgjë nuk ka ndodhur në pushim të pjesës së parë. Askush nuk u përlesh”.

RonaTyra

“Ne humbëm sepse ishim të rraskapitur. Finalet gjithmonë vijnë shumë vonë për ne. Ne ishim jashtëzakonisht të lodhur pas pjesës së parë, Mandzukic nuk ishte në gjendje të ecë dhe Pjanic njëjtë”.

“Të dy po i mjekonin gjunjët ndërsa trajneri fliste. Ne ishim pa frymë”.

“Ishte 1-1, por më pas mbaroi në mënyrë dramatike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu