Veten e lë në stol, Tevez befason me formacionin e tij të ëndrrave

0
Gjigandi

Carlos Tevez ka zgjedhur shtatë lojtarë të Manchester United, nga e kaluara dhe e tashmja, në formacionin e ëndrrave, të hartuar prej tij. Sulmuesi argjentinas, i cili aktualisht është nën kontratë me Boca Juniors, kaloi shtatë vite në Angli, ku e nisi me West Ham më 2006, përpara se të fitojë dy tituj të Premier League me “Djajtë e Kuq” dhe një me Manchester City. Ai fitoi Ligën e Kampionëve me Manchester United. Tevez ishte pjesë e formacionit startues të skuadrës së Sir Alex Ferguson, që mundi Chelsea në finalen dramatike të Moskës, më 2008.

Edhe pse kaloi katër vite duke luajtur në stadiumin “Etihad” dhe vetëm dy në “Old Trafford”, Tevez emëroi shumë nga ish-shokët e tij të skuadrës së “Djajve të Kuq” në top-formacionin ideal. “Nëse do të dilja në pension dhe do të më duhej të luaja një ndeshje lamtumire, skuadra ime do të ishte: Gianluigi Buffon, Hugo Ibarra, Rio Ferdinand, Gabriel Heinze, Patrice Evra, Paul Scholes, Andrea Pirlo, Paul Pogba, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Wayne Rooney. Unë do të qëndroja në pankinë”, – tha ai për “Radio La Red”.

Ndërsa Tevez ka zgjedhur mesfushorin e Manchester United, Pogba, ai kurrë nuk luajti me fituesin e Kupës së Botës në “Old Trafford”, por patën eksperiencë të përbashkët te Juventusi. Ibarra përfaqëson i vetëm Boca Juniors, ndërsa Messi ka qenë shok skuadre me të në skenën ndërkombëtare, me Argjentinën. “Nëse do të kthehesha në Europë, do të shkoja te West Ham për t’u duartrokitur, – shtoi ai. – Ose do të luaja gjashtë muaj në Brazil, me Corinthians. Unë nuk dua të përjashtoj asgjë, sepse nuk dua të jem skllav i fjalëve të mia”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu