Dashi
Dita do nisë plot diell, do qëndroni pranë njerzve që i doni dhe i vleresoni shumë, dhe dita nuk do ketë fund, do shkëlqejë shumë e më shumë. Ju duhet të jeni më të hapur për cka ndodh rrotull jush. Jeni të rethuar nga njerëz që ju duan të mirën, dhe do ju mbështesin në cdo situatë.
Demi
Aventurat tuaja të fundit nuk do jenë sic ju i kishit menduar, përkundrazi do jenë më voluminoze sec ju e kishit imagjinuar. Në aspektin profesional nuk ka ende shumë gjëra të pazgjidhura që ju takojnë juve për ti rregulluar. Nuk do jetë aq e lehtë, jeta juaj profesionale do jetë e ngarkuar por në fund dhe plot sukses.
Binjakët
Dëshirat tuaja do jenë më të mëdha nga sa mund të arrini nesër. Përpiquni të balanconi se cfarë mund të arrini dhe cfarë jo, dhe më pas veproni plot optimizem. Jeta profesionale do ecë shumë mirë, por mbas një punë të gjatë dhe plot sfida për ju.
Gaforrja
Cdo gjë që do bëni në ditën e nesërme, e rëndësishme është që ta kaloni pranë njerit të zemrës, pasi do jetë një ditë plot dashuri dhe magji. Jeni me shumë fat që keni në krah një njeri të tillë që ju kupton dhe ju mbështet ne gjithcka. Është gjysma juaj, dhe pa hatërmbetje është më i mirë se ju.
Luani
Jeni plot fat në këtë periudhë, cdo projekt apo plan i juaji do ecë më së miri. Do i hidhni larg dhe problemet personale. Ju duket sikur keni fituar llotarinë por shfrytëzojeni pasi nuk do zgjasi për shumë kohë. Në fund do ju duhet të përballeni me probleme të tjera që do ju lindin. Mos u shqetesoni cdo gjë e ka një zgjidhje.
Virgjëresha
Nësë jeni në dilemë për dicka nëse ja vlen apo jo ta vazhdoni, jeni ju ai që e keni zgjidhjen, mos mendoni se fati i keq po ju ndjek, rrini me kembë në tokë dhe gjejeni zgjidhjen te vetja. Për të disatën herë të tjerët kanë të drejtë në atë që mendojnë për ju. Mos i lini gjërat në dorë të fatit, besoni në insitktin tuaj dhe veproni kur të jeni i bindur.
Peshorja
Keni pranë vetes njerëz që kanë nevojë për mbështetjen tuaj, por do kenë pak nevojë për bindjen tuaj, nuk duhet tju rrini në kohë duke ja vënë në dukje që e kanë gabim. Nëse deri dje për ju kishte rëndësi tju dëgjonin, nesër do jetë e rëndësishme që ta kenë kuptuar gabimin dhe tju kërkojnë falje. Vazhdoni mbani raportin që keni pasur.
Akrepi
Keni nevojë për më shumë kohë për të rregulluar situatat e komplikuara që ju ka sjelle jeta. Prandaj merreni më qetësi , pa e kthyer kokën mbrapa, mos qani për atë që iku, shihni drejt të ardhmes, me siguri fati ka rezervuar për ju surpriza të bukura. Do ja dilni më së miri, në cdo problem që do hasni gjatë rrugës.
Shigjetari
Ndonjëherë përpiquni të jeni më trasparente me të tjeret, mos i bëni të tjerët të duken qesharake. Lërjuni hapësirë të tregojnë veten, në atë vend nuk jeni vetëm ju. Jua siguroj që nuk do ju bllokojnë shkëlqimin tuaj, por cdo kush ka pozicionin e vet.
Bricjapi
Nesër do jetë një ditë relaksi dhe reflektimi për ju. Nëse kishit bërë një listë se cfarë duhet të bëni e cfarë jo, nesër është dita për të parë gjërat që keni lënë pas dore. Mos i shihi si nje autostrade pa fund, por cdo gjë e ka një zgjidhje. Merreni cdo gjë me enturziazem se do ja dilni më së miri.
Ujori
Cdo herë që merrni pjesë në evente të shtyrë nga statusi social, mërziteni, ju këshilloj të shkoni atje ku juve ju pëlqen dhe argëtoheni, skeni pse shkoni diku dhe të rini të mërzitur. Jo vetëm që mezi do i shtyni orët, por dhe do merzisni të tjert rrotull jush.
Peshqit
Nesër do shihni pasojat e veprimeve tuaja. Do lëndoheni pak, por do jetë një mësim i mirë, që herë tjetër të mendohni dy herë para se të bëni një veprim. Shfrytezoni mbasditen, kalojeni me miq të mirë, ose me njeriun e zemrës, do ju bëjnë të harroni mërzinë dhe do merrni këshilla të vlefshme.