Holandë: Lojtarët dhe trajnerët pajtohen për reduktim në paga – bëhet fjalë për 35 milionë euro

0
Gjigandi

Lojtarët dhe trajnerët në futbollin e Holandës janë pajtuar për reduktim në paga.

Pak ditë pasi është marrë vendimi për anulimin e sezonit në Eredivisie, ka ardhur edhe një tjetër vendim i rëndësishëm në futbollin holandez.

Në kohën kur të gjithë po përballen me pandeminë Covid-19, pasojat ekonomike pritet të jenë të mëdha, dhe për këtë po mendohet edhe në Holandë.

Sipas raportimeve të ‘Sportschau’, lojtarët dhe trajnerët në Holandë janë pajtuar për reduktim në paga, dhe këto reduktime do të prekin një shumë prej 35 milionë eurove.

Holanda nuk ka njoftuar akoma për datën e fillimit të sezonit të ri, edhe pse në Francë kanë bërë një gjë të tillë, përkundër se anuluan sezonin më vonë sesa në Eredevisie.

RonaTyra

Kujtojmë se Holanda i ka dhënë fund sezonit, pa shpallur ndonjë skuadër kampione.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu