Hillary Clinton: Zuckerberg-u duhet ta paguajë çmimin për dëmtim të demokracisë

0
Gjigandi

Ish-kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka thënë se shefi i rrjetit social, Facebook, duhet të paguajë një çmim për atë që po ia bën demokracisë. Ajo hodhi dyshime për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të drejta pas vendimit të rrjetit social për të mos i kontrolluar faktet e reklamave politike.

Duke folur në një tubim në Nju Jork, të organizuar për skandalin “Cambridge Analytica”, kandidatja e zgjedhjeve të kaluara tha se zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani të Madhe janë në rrezik dhe e kritikoi vendimin e Facebook-ut për t’i lejuar politikanët që të gënjejnë në spotet e tyre në këtë rrjet.

Deklarata e saj vjen në kohën kur po qarkullojnë disa thashetheme se bashkëshortja e ish-presidentit Clinton mund të bëhet përsëri pjesë e garës për presidente të Shteteve të Bashkuara.

Ajo tha se është e pashmangshme që të dhënat e rreme në Facebook do të kenë ndikim në zgjedhje, sepse, sipas saj, propaganda jep rezultate. Clinton shtoi se lajmi i rremë në Facebook, i publikuar në vitin 2016, se gjoja Papa Françesku e ka përkrahur Donald Trump-in në zgjedhje kishte ndikim të vërtetë.

Clinton tha gjithashtu se në botë po zhvillohet një luftë kundër të vërtetës, ku manipulimi i të dhënave po u shërben interesave të njerëzve shumë të pasur, të cilët besojnë se mund të bëjnë gjithçka që duan, shkruan “The Guardian”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu