Në 22 vite tek Arsenal-i, Arsene Wenger, ka patur mundësinë të njohë shumë lojtarë. Futbollistë kalimtarë, talente dhe kampionë.
Një nga këta, padyshim ka qenë Thierry Henry. Ish-lojtari i Topçinjve ka folur pikërisht për marrëdhënien e tij me trajnerin francez, shkruan telesport.
Një lidhje e fortë, e krijuar duke kaluar momente të bukura dhe momente të vështira.
“Ishte si një baba për mua”, ka thënë Henry për Goal. “Me babanë mund të diskutosh, mund të marrësh qortime, ai të ndëshkon dhe aq. Këtë lloj marrëdhënie kishim. Disa herë ishte e vështirë, por hera të tjera ishte e mrekullueshme”.
“Ishim miq të ngushtë, por edhe armiq. Kemi patur disa debate të nxehta… Megjithatë, janë gjëra që ndodhin kur i do të mirën dikujt”.
Henry ka luajtur nën drejtimin e Wenger nga 1999-ta në 2007-ën.