Hearn synon të zhvillojë edhe një tjetër sfidë të madhe

0
Gjigandi

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i boksierit britanik Anthony Joshua u shpreh se duelit mes kampionit të botës dhe sfidantit bullgar Kubrat Pulev do të zhvillohet në fund të nëntorit, në “O2 Arena” të Londrës, përballë 2 mijë fansave.

Po në atë mbrëmje, Hearn synon të zhvillojë edhe një tjetër sfidë të madhe të peshave të rënda në boks, atë mes ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Dillian Whyte.

Numri i fansave do të jetë për momentin i reduktuar për shkak të situatës jo të mirë në botë, prej pandemisë së Covid-19. Kjo do të sjellë një rritje të çmimit të biletës nga 500 në 1500 dollarë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu