Hashim Thaçi: Ligji i vetëm që kam shkelur ishte ligji i Sllobodan Milloshevicit, dorëhiqem nëse konfirmohet akuza

0
13
blank
Gjigandi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thyer heshtjen pesë ditore pas ngritjes së aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj tij dhe bashkëluftëtarit, Kadri Veseli nën pretendimet për krime lufte.

Në fjalimin drejtuar qytetarëve përmes një video mesazhi, Thaçi ka mohuar akuzat për krime ndaj njerëzimit duke thënë se ligji i vetëm që ka shkelur gjatë luftës ka qenë ligji i Sllobodan Millosheviçit. Publikimin e aktakuzës të pakonfirmuar ç’ka shtyu në anulimin e takimit në Washington për rifillim të dialogut Kosovë- Serbi, Thaçi e vlerëson si skandal të drejtësisë ndërkombëtare.
“Nuk e di a ishte rastësi apo ishte intrigë që në mes të rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë doli njotimi për një aktakuzë të pakonfirmuar. A thua ky do të jetë çmimi që duhet paguar për lirinë e Kosovës? Rrugën ma prenë. Por, nuk ma cenojnë besimin në vlerat që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtëpia e Bardhë për mua dhe për qytetarët e Kosovës. Në praktikën e drejtësisë në botën e qytetëruar, lajmërimi publik i një aktakuze ende të pa miratuar nga trupi gjyqësor, është një skandal i madh. Asnjë krim i supozuar apo edhe i kryer nga kushdo, nuk e justifikon linçimin publik”, është shprehur Thaçi.
Megjithëkëtë Thaçi nuk do të jap dorëheqje nga pozita e Presidentit. Këtë thotë se do ta bëjë menjëherë nëse aktakuza konfirmohet nga trupi gjyqësor. Por, krejt në fund ai gjykon bashkësinë ndërkombëtare se është duke u treguar selektive në adresimin e krimeve të luftës në Kosovë.
“Dhe ja ku jemi sot. Serbia ecën në rrugën e negocimeve për anëtarësim evropian, ndërsa Kosova nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë! Natyrisht që unë nuk shoh këtu ndonjë komplot kundër Kosovës. Por është fakt dallimi në qasjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj dy vendeve.”
Hashim Thaçi ishte ndër përkrahësit më të mëdhenj për themelimin e Gjykatës Speciale, ç’ka shpesh u paragjykua se këtë kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare po e përkrah me kusht që të shpëtoj nga akuzat që mund të rëndonin ndaj tij, bazuar në raportin e ish prokurorit zviceran Dick Marty, raport në të cilin bazohet puna e kësaj gjykate.
Më pas nga eksponentë politik është akuzuar se ka qenë edhe përkrahësi kryesor për mos vazhdimin e mandatit të gjykatës dhe debatit për korrigjim të kufijve në mënyrë që t’i shpëtojë gjykatës. Megjithëkëtë që nga fillimi i funksionimit të Gjykatës Speciale është hera e parë që tregohen emrat e të akuzuarve të mundshëm duke vënë në dyshim rolin e kësaj gjykate.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu