Zbulohet virusi i ri/ Shkencëtarët francezë: Nuk ka forcë që të shkaktojë krizë si Covid-19

0
Gjigandi

Duke përdorur të njëjtën teknikë me të cilën u diktua koronavirusi, shkencëtarët francezë kanë zbuluar një virusi të ri thotë France 24. Sipas tyre megjithatë nuk ka arsye për t`u shqetësuar, sepse virusi i ri nuk e ka forcën të shkaktojë një krizë shëndetësore si ajo e Covid-19.

Ky virus doli në dritë në një spital jo shumë larg Parisit; ai u gjet tek një grua 58-vjeçe e cila ndërroi jetë nga encefaliti. Mjekët e kanë pagëzuar “virusi Cristoli”, sipas lagjes pranë së cilës u zbulua virusi i fundit.
Për shkencëtarët, është ende herët të dilet në përfundime se çfarë mund të bëjë saktësisht tek njeriu virusi “ Cristoli” sepse gruaja që vdiq, vuante dhe nga një sërë sëmundjesh të tjera.
Ata ende janë duke e verifikuar rastin, ndonëse theksojnë se ai nuk është i vetëm se në të ardhmen, mund të ketë edhe të tjerë. Cristoli i përket llojit të virusëve që zakonisht përhapet nga mushkonjat, dhe duket se ka disa të përbashkëta me Sars Cov-2.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu