Hashim Thaçi hap letrat: Azem Hajdari shantazhonte Berishen per Millosheviçin – Lajmi i Fundit – Lajme

0
22

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zbërthyer të gjitha prapaskenat që ndodhnin me politikën, gjatë kohës kur u zhduk Remzi Hoxha. Ai lëshon akuza të forta ndaj ish – presidentit të asaj kohe, Sali Berisha. “Sipas Aliut, dhe dëshmisë që kishte siguruar në atë periudhë, ishin diskutuar dy çështje apo vendosur, e para ishte marrëveshja trepalëshe Berisha, Millosh, Gligorm për vijimin e kontrabandës. E dyta ishte marrëveshje Millosheviç Berisha bilateral, shitblerje e armëve nga Shqipëria për Jugovllavinë për njësitet ushtarake e paraushtarake në Kroaci e Bosnje, por edhe njësi tjera që qëndronin të gatshme për të kryer spastrim etnik, edhe në Kosovë që ndodhi më vonë”, tregon Hashim Thaçi. Basri Zuka, Sekretari i Shoqatës që drejtonte Remziu i dërgon një letër Ibrahim Rugovës ku e informon lidhur me sa ata ishin dëshmitarë, duke i shprehur dyshimet e veta. “-Rugova e pyet Berishën, i thotë a është e vërtetë kjo që flitet apo jo? Berishës i bie në vësh që Remzi Hoxha e dika këtë fakt dhe na paska përcjellë”, tregon Ardian Hoxha, djali I Remzi Hoxhës. “Sipas Ailut gjithmonë një dëshmi e tillë kishte përfunduar në duart e Azem Hajdarit, e ai në atë kohë shantazhonte presidentin Berisha në atë kohë, raportet ishin aq të acaruar e çuan në përplasje ndoshta edhe me pasoja për Azemin më vonë”, rrëfen për Top Story ish – komandanti i UÇK-së, Hashim Thaçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu