Hasani tregon dy futbollistë të Superligës që do të dalin në Evropë

0
Gjigandi

Reprezentuesi, Florent Hasani i cili luan në Diosgyorit të Hungarisë, ka folur për dy ish-skuadrat e tij në Kosovë, Vushtrria dhe Trepça ’89.

Ai në emisionin sportiv 2me1 ka thënë se Arb Manaj dhe Milot Avdyli së shpejti do jenë pjesë e kampionatëve evropiane.

“Më vjen keq që Vushtrria ka rënë nga liga, por ashtu më vjen keq për 89-shin, që po lufton për mbijetesë”, tha Hasani.

Hasani veçoi dy lojtarë të 89-shit, për të cilët tha se shumë shpejtë do të dalin në Evropë.

“Janë dy lojtarë të 89-shit, Arb Manaj, një sulmues që do të jetë shumë shpejtë pjesë e futbollit evropian, dhe Milot Avdyli, i cili ka një të majtë shumë të mire dhe është super talent”, shtoi Hasani.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu