Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lartë figurën e atdhetarit Shejh Myhedini.
Sipas tij, ai mbeti në rolin që kishte tërë jetën, besnik ndaj Zotit, besimtarëve, popullit e Atdheut.
Postimi në Facebook:
Nuk ishte rastësi që 22 vite më parë Shejh Myhedini nuk iu nënshtrua urdhërave të armikut. Edhe pse i rrezikuar për jetë, ai mbeti në rolin që kishte tërë jetën: besnik ndaj Zotit, besimtarëve, popullit e Atdheut.
Në këtë përvjetor të flijimit të tij dhe të dhjetëra qytetarëve të pafajshëm të Rahovecit, kujtojmë me respekt angazhimin e tij në etapa të ndryshme, që populli i Kosovës të jetojë i lirë, me besim e dinjitet.
Hero i Kosovës, Shejh Myhedini nuk bëri kompromis me të keqen. Andaj, ai mbeti i paharruar në kujtesën tonë historike.
Lavdi e përjetshme!
RH