Halili shpreson nga Shkodra: Kush nuk i pret dhuratat?

0
Gjigandi

Tirana mori 3 pikë m mjaft vlera ndeshjen e djeshme kundër Flamurtarit dhe tani është gjithnjë e më pranë titullit kampion. Dy golat erdhën nga Akademia bardheblu dhe kjo padyshim që tregon punën e mirë të bërë në ekipet zinxhirë. Në një intervistë pas ndeshjes për “ABC News“, presidenti Refik Halili thekson dëshirën e tij të kahershme për të pasur të rinj në fushën e lojës. Ndërkohë një fitore e Vllaznisë kundër Kukësit do të ndizte që sot festën e titullit te Tirana. Sytë e kryeqytetasve janë kthyer nga Shkodra, nga ku Halili nuk e mohon se do të ishte i lumtur të priste një dhuratë.

“Ju e patë vetë që çdo ndeshje është shumë e rëndësishme, e patë se çfarë bëhet, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm deri kur të shkojmë aty ku duhet të shkojmë, pra të marrim pikët që na duhen. Në përgjithësi jam i kënaqur. Gjatë këtyre ndeshjeve kemi pasur mungesa. Shpresoj që në Laç ta kemi ekipin e plotë dhe t’ia dalim me sukses,

Të gjithë i duan lojtarët e rinj. Unë e kam thënë shumë kohë përpara, që kam shumë qejf që gjithmonë në formacion të jenë katër lojtarë të akademisë, të rinj. Them se ajo po bëhet realitet, po shkojmë drejt asaj rruge. Shpresoj që ata t’i japin trajnerit rendimentin që pritet dhe që më pas ai t’i shfrytëzojë dhe të bëjë më të mirën për skuadrën

Kush është ai që nuk i pret dhuratat? Kështu që shpresojmë që ne të marrim pikët që na duhen për të shkuar drejt titullit dhe për të gëzuar pas kaq vitesh. Le të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë në Shkodër”, ka deklaruar Halili.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu