Zyrtare/ Tirana pezullon nga detyra Orges Shehin, bardheblutë: Do paguhet deri në përfundimin e kontratës

0
Gjigandi

Tirana ka zyrtarizuar largimin e Orges Shehit. Bardheblutë kanë komunikuar se pas 2 vitesh e nëntë muajsh në drejtimin e ekipit, 46-vjeçari durrsak është pezulluar për rezultatet e dobëta.

Megjithatë, klubi i Tiranës bën me dije se trajneri do vijojë të paguhet deri në fundin e kontratës së rinovuar disa muaj më parë. Pra deri në 30 qershorin e 2024, kohë kur përfundon kontrata e tij, Shehi do vijojë të paguhet nga Tirana, kjo gjithmonë nëse ai nuk firmos tjetër kontratë me klube të ndryshme.

“Pas shqyrtimit të rrethanave, lidhur me situatën sportive dhe rezultateve te dobëta në të cilën ndodhet klubi aktualisht, bazuar në Kontratën individuale të punës, Klubi i Futbollit Tirana ka vendosur të pezullojë nga detyra trajnerin Orges Shehi. Gjithashtu, klubi njofton se do të vazhdojë marrëdhënien kontraktuale me trajnerin Shehi deri në përfundimin e saj”, njofton Tirana.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu