Hailey Bieber dëshiron që fansat të dinë se ajo nuk është shtatzënë.
Modelja hyri në Instagram të hënën (4 prill) për të mohuar thashethemet që pretendonin se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Justin Bieber pasi të dy morën pjesë së bashku në “Grammy” të dielën.
“Unë nuk jam shtatzënë më lini të qetë”, komentoi Hailey në një postim në Instagram nga Radar, në të cilin shkruhej: Fansat janë të bindur që Hailey Bieber është shtatzënë pasi ajo u pa në tapetin e kuq të Grammy Awards me bashkëshortin e saj e veshur në një fustan të gjerë.
Përveç spekulimeve se fustani i gjerë Saint Laurent i Haileyt u zgjodh për të fshehur një shtatzëni të mundshme, disa fansa besuan gjithashtu se një postim në InstaStory lë të kuptohet se ata mund t jenë në pritje të një fëmije.
“Shumë krenare për ty dhe albumin Justice. Çfarë viti i pabesueshëm ka qenë! Kaq shumë për të festuar”, shkroi Hailey sipër një fotoje ku shihet duke i dhuruar një puthje Justinit në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.
Hailey, 25 vjeçe, dhe Justin, 28-vjeçar, u martuan ligjërisht në vitin 2018 dhe organizuan një ceremoni para të dashurve të tyre në shtator të vitit të ardhshëm.
“Ka diçka që u ndodh grave kur martoheni. Të gjithë gjithmonë supozojnë se është: Së pari vjen dashuria, pastaj vjen martesa, pastaj vjen fëmija”, tha Hailey për The Wall Street Journal në shkurt.
“Mendoj se e kisha të ngulitur në kokën time se do të doja të kisha fëmijë menjëherë dhe do të doja të kisha fëmijë shumë e re. Pastaj u bëra 25 vjeçe dhe them jam ende shumë e re”, shtoi modelja.
Nga planet e saj dhe të Justinit për tu bërë prindër, modelja tha se ata ka të ngjarë të fillojnë të provojnë “në dy vitet e ardhshme”.
Foto: Getty Images
“Por ka një arsye që ata e quajnë provoni, apo jo? Ju nuk e dini se sa kohë do të zgjasë ai proces”, ishte shprehur Hailey.
Justin u nominua për tetë Grammy këtë vit, por ai u largua duarbosh. Megjithatë, ai performoi gjatë ceremonisë së mbushur me yje.
/abc24.al/