Rita Ora duket e mahnitshme në pozat e reja nga pushimet

0
Rita Ora duket e mahnitshme në pozat e reja nga pushimet
Gjigandi

Pas angazhimeve profesionale, Rita Ora ka nisur disa ditë të mira pushimi e nga ku edhe ka sjell imazhe të ndryshme për fansat në Instagram.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore së fundmi u shfaq atraktive dhe në formë të mirë teksa pozoi në shkretëtirë dhe nga një varkë gjatë udhëtimit të saj në Utah.

31-vjeçarja u pa e veshur me një fustan në të cilin dominonte ngjyra e verdhë, ajo përshtati dukjen edhe me një palë syze dielli ngjyrë portokalli dhe vathë.

Foto: Rita Ora/Instagram

RonaTyra

Në një tjetër imazhe Rita u shfaq e veshur në vetëm në bikini ngjyrë blu teksa qëndronte në një varkë, ndërsa zbuloi se në këtë udhëtim po shoqërohej nga modelja e famshme Kate Moss.

Foto: Rita Ora/Instagram

Fansat ishin të shpejt dhe brenda pak orësh Rita pranoi komente të shumta sipër fotove, e të cilat kryesisht ishin pozitive.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që Rita pak ditë më parë mori pjesë edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Oscars’ u shfaq përkrah partnerit të saj Taika Waititi.

Ndërkohë, Rita po vazhdon angazhimin edhe si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.

/abc24.al/

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu