Habit Pipero: Nuk e kam lexuar vendimin për klubet e natës, e kam dëgjuar. Ndalimi për 2-3 muaj

0
Gjigandi

I ftuar në Ora News, mjeku Pëllumb Pipero tha se nuk e ka lexuar vendimin e qeverisë për ndalim e muzikës në lokalet e natës.

Pipero u shpreh se jeta e personave është më e rëndësishme se sa një fundjavë argëtimi.

Pipero: Unë nuk e kam lexuar të zbardhur urdhrin e qeverisë, por e kam dëgjuar sikurse e keni dëgjuar edhe ju, që ndalohet muzika pas orës 20:00, jo të mbyllet lokali. Mendoj se mund të shfrytëzohen mjediset e hapura dhe të ketë respektim të protokolleve. Jeta e një qytetari është shumë herë më e rëndësishme se sa një natë argëtimi në fundjavë, që do të jetë një kufizim 2-3 mujor.

U kërkoj të gjithë të rinjve që të bëjnë një sakrificë. Duhet mirëkuptim dhe secili nga ne të bëjë një sakrificë. Edhe kostoja ekonomike do të jetë e rëndë. Prandaj duhet mirëkuptim nga gjithë qytetarët. Askund nuk do të ketë mbyllje nëse respektohen protokollet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu