Greqi, kampit të emigrantëve i vihet flaka, vdes gruaja dhe një fëmijë – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Protesta e madhe e emigranteve të huaj që janë vendosur në kamp në Lesbos ka degjeneruar në një kaos total , zjarr dhe viktima.
Në Moria, në ishullin Lesbos janë strehuar 12 mijë refugjate, ndërkohë që kapaciteti maksimal akomodues është jo më shumë se 3 mijë. Kjo ka bërë që të nisin protestat të cilat janë kthyer në shumë të dhunshme.

Disa refugjate i kanë vënë zjarrin strukturave të kampit, gjë e cila ka sjellë edhe bilancin tragjik. Një grua dhe një fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit ndërsa 15 emigrante të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Kryebashkiaku i Lesbos, Stratis Kytelis e quajti situatën të ndere ndërsa në kamp ka shkuar edhe zv.Ministri për mbrojtjen e qytetareve ( i Brendshëm) Lefteris Oikonomou I cili në të kaluarën ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të policisë në Greqi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu