Gramoz Vokrri, i biri i legjendës, Fadil Vokrri ka zbuluar momente të cilat i kishte përjetuar ai dhe familja e tij pas pranimit në UEFA.
Ai zbulon bisedën që kishte me Fadil Vokrrin, saktësisht 4 vite më parë, kur Kosova ishte pranuar në arenën e madhe evropiane të futbollit.
“Vokrri emocionet i ka lon anash, si për të mirë si për të keq. Është një fotografi pas pranimit, ku shihet se është në lot. Në atë moment më ka thënë: “Bëhu gati të festojmë se po kthehemi në Prishtinë”. Famtirësisht sot po e gëzojmë të gjithë, Presioni ka qenë i lartë, por ai ka qenë shumë i mbyllur. Nuk ka reflektuar negativisht në opinion, por sigurt që presion ka pasur. Kemi qenë të vetëdijshëm për lojërat, por pas votimit matematikat na dolën”, tha Gramozi.