Leon Goretzka ka dhënë disa komente lidhur me Leroy Sane.
Ylli i Bayern Munich, Goretzka, është pyetur lidhur me thashethemet që dërgojnë Leroy Sane në ‘Allianz Arena’.
Mesfushori gjerman nuk ka fshehur dëshirën që të luajë krah anëtarit të Manchester City, por nuk ka thënë se ka ndonjë marrëveshje.
“Nuk është një sekret që unë pëlqej të luaj me Leroy”, ka thënë Goretzka për ‘Bild.
“Ai është një lojtar që ti e dëshiron të jetë krah teje, në një ndeshje të rëndësishme”, ka shtuar anëtari i Gjermanisë.
“Sane është një lojtar që nuk njeh frikë në situata të atilla”, tha ndër të tjerash Goretzka.
Leroy Sane me shumë gjasë do t’i jap fund aventurës në ‘Etihad Stadium’, për t’u rikthyer në Bundesliga, por tashmë në një destinacion tjetër – ‘Allianz Arena’.