Higuain ka ateruar në Itali.
Pasi kaloi pothuajse dy muaj në vendlindje në Argjentinë, Gonzalo Higuain është rikthyer në Torino për t’u bërë gati për rinisjen e sezonit në Serie A.
Higuain është parë duke ateruar sonte në Torino, dhe të kryejë testet mjekësore para se të vet-izolohet për të paktën dy javë.
Higuain, për të cilin spekulohet për një largim të mundshëm nga Juve, udhëtoi me urgjencë në Argjentinë pasi u raportua se nëna e sulmuesit ishte e sëmurë.
E ardhmja e argjentinasit ende nuk dihet për shkak të pandemisë, River Plate nuk ka heshtur, duke konfirmuar se do ta dëshironin atë në skuadër.