Gjysma e pacientëve me Covid-19 shfaqin probleme në zemër

0
Gjigandi

Lodhje ekstreme, të përziera, shtrëngim gjoksi, dhimbje të forta koke dhe dhimbje të gjymtyrëve janë ndër shqetësimet e përsëritura të përshkruara nga disa të sëmurë të COVID-19 për javë, dhe madje edhe muaj, pas diagnostikimit të tyre. Por përveç pasojave afatshkurta të sëmundjes, në shumë studime janë zbuluar edhe efekte afatgjata të virusit.

Revista ‘Lancet Psychiatry’ publikoi një studim, në përfundim të të cilit doli konkluzioni se Covid-19 ndikon në tru, duke shkaktuar goditje, delir, ankth, konfuzion dhe lodhje.

Disa persona të infektuar më parë me COVID-19, pas sëmundjes kanë folur për ndikimin e virusit në kujtesë dhe përqendrim.

Por studiuesit tani thonë se virusi mund të ndikojë edhe në zemrat e të infektuarve. Në një studim të publikuar nga Universiteti Edinburghut, i cili vëzhgoi më shumë se 1.200 pacientë nga 69 vende të ndryshme, zbuloi se më shumë se gjysma e pacientëve paraqisnin anomali në zemër, ndërsa 15 % e tyre vuanin nga sëmundje të rënda kardiake.

Sipas studimit, një në shtatë pacientë të shtruar në spital ka pësuar dëmtime të rënda në zemër, që mund të kenë një ndikim të madh në shëndetin e tyre.

RonaTyra

Ndërsa një deri në tetë persona, të cilët nuk kanë vuajtur nga sëmundjet e zemrës më parë, pas infektimit kanë shfaqur shenja të theksuara aritmie.

Gjetjet theksojnë ndikimin e COVID-19 në zemër dhe sugjerojnë që këta persona të jenë nën monitorim dhe skanim të vazhdueshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu