Aktori i Holliwood, Johnny Depp tha sot në seancën eksplozive gjyqësore të radhës, se gruaja e tij Amber Heard është një “pulë deti e mbushur me m*t” që e ofendonte vazhdimisht dhe i theu gishtin kur e goditi me një shishe të zbrazur vodka.
Aktori i filmit “Piratët e Karaibeve” shante gruan e tij në disa mesazhe për doktorin, pasi u detyrua të priste gishtin në mars 2015, dhe akuzonte se ajo u martua me të për famë dhe sukses.
Ai i thoshte Dr David Kipper se Heard e kishte quajtur ‘burrë i vjetër e i trishtë’ dhe se ishte i shokuar nga trajtimi që ajo i bënte burrit që supozohej se dashuronte.
Sot në gjyqin për shpifje u dëgjua gjithashtu një agjent pronash në shtëpinë e çiftit në Bahamas kishte dëgjuar Heard që i thoshte Depp gjatë një sherri në dhjetor 2015 se ‘karriera jote ka marrë fund’, ‘do të vdesësh i vetmuar’ dhe gjithashtu e quante ‘të shëndoshë’.
Në një tjetër ditë dëshmish tronditëse në Gjykatën e Lartë të Londrës, u tha gjithashtu:
• Depp pretendon se Heard fiku një cigare në fytyrën e saj në Australi, një muaj pas martesës së tyre në 2015;
• Aktori ishte në ‘në stres emocional pas gjymtimit të gishtit të tij’, dëshmoi bodiguardi;
• Heard hoqi unazën e fejesës dhe e flaku tej gjatë një sherri me Depp në 2015, por unaza u gjet më vonë;
Në tekstet e Depp për Dr Kipper, shkruhej: “Nuk mund të jetoj kështu … ajo është një plehrë. Ka marrë fund…!!! Ofendime pambarim, provokime, fjalët më të liga janë lëshuar nga një kurvë dashakeqe, hakmarrëse”.
“E fiksuar me veten..?? Është aq ambicioze, e dëshpëruar për famë e sukses… Prandaj dhe më mori…!! Tani më quan burrë i vjetër i trishtë…
Burimi: top-channel.tv