Gjyq i madh në Austri kunder dhjetra shqiptarëve dhe zyrtarit qe iu shiti lejeqendrimi nga 9000 euro! – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

  Në Gjykatën e Landit Wiener Neustadt ka filluar të mërkurën një proces i madh gjyqësor me 51 persona të akuzuar.   I akuzuari kryesor është një zyrtar 56-vjeçar austriak, i cili u ka shitur të huajve, leje qëndrimi në Austri, njofton APA, Agjencia Austriake e Lajmeve.   Krahas tij, akuzohen edhe tre ndërmjetësues si dhe 47 personat që kanë përfituar me pagesë lejet e qëndrimit. Në mesin e tyre janë 29 shtetas kosovarë.     Sipas deklarimit të avokatit të tij, i akuzuari kryesor, zyrtari 56-vjeçar), e ka pranuar pjesërisht fajësinë, pra keqpërdorimin e pozitës zyrtare, por ka hedhur poshtë akuzën për korruptim, transmeton albinfo.ch.   Ai akuzohet se ka shpërndarë leje qëndrimi për të huajt, pa pasur mbështetje në ligjin mbi azilin.   Duke e bërë këtë, ai asnjëherë nuk ka dhënë vendime pozitive për azilin, por leje të ndryshme qëndrimi, transmeton albinfo.ch. Për këtë shërbim ai kishte marrë para: disa mijëra euro për secilin rast.   Akuzat ishin bërë për herë të parë të njohura në prill të vitit 2017. Zyrtari në fjalë ka qenë i punësuar në degë të Entit Federal për të huaj dhe azil (BFA). Pas bërjes të njohur të rastit, ai është pezulluar nga puna.   Veç 29 kosovarëve, në grupin e përfituesve janë edhe 7 shtetas të Serbisë, 6 të Maqedonisë, 2 të Bosnjës, një nga Kroacia, një nga Ukraina dhe një nga Moldavia.   Mediat e tjera austriake shkruajnë po ashtu se në varësi nga përkatësia shtetërore ata kanë paguar deri në 9000 euro për person, përcjell albinfo.ch. Sipas tyre, një përkthyese boshnjake ka shërbyer si ndërmjetësuese dhe ajo ka marrë për secilin rast  të ndërmjetësuar nga 500 euro.   Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve: 51 të akuzuar, 51 avokatë dhe katër përkthyes, në sallën e gjykatës ishte bërë ngushtë, paraditen e të mërkurës. Për këtë arsye procesi është përcjellë përmes transmetimit me video xhirim në sallën e dytë.   Po kështu, për shkak të numrit të madh të të akuzuarve, janë parashikuar 16 seanca gjyqësore deri më 18 dhjetor. I akuzuari kryesor, në rast se dënohet, pritet të marrë një dënim me burgim deri në 5 vjet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu